Vendosni fjalën kyçe....

Zhupa kërkon dorëheqjen e ministres Manastirliu pas vrasjes së 14-vjeçarit në Tiranë


Deputetja Ina Zhupa ngriti në Kuvend çështjen e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani në shkollën “Fan Noli”, duke kërkuar një minutë heshtje dhe dorëheqjen e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu.

Zhupa deklaroi se ngjarja tragjike ishte e paralajmëruar dhe se konfliktet mes nxënësve kishin nisur që të premten. Ajo kritikoi ashpër mungesën e masave për sigurinë në shkolla dhe kërkoi llogaridhënie nga qeveria. Përplasja me deputeten Elisa Spiropali tensionoi më tej debatin.

“Ishte më e rëndë se ishte një ngjarje në oborrin e shkollës, ishin njoftuar mësues, oficer sigurie, kishte që të premten që ndodhte. Doja ti kërkoja këtij kuvendi 1 minutë heshtje dhe do doja të caktoja një orar që të ishim të gjithë dhe të ulnim kokën të gjithë se fajin e kjo ka qeveri.

Uroj që zonja Manastirliu që s’ka ardhur këtu të jetë dukë nënshkruar dorëheqjen.

Kur ne kemi ngritur zërin për oficerët dhe psikologët në shkolla është zgërdhirë Mansatirliu. Paktën e sigurisë në shkolla ku e çua, te hashashi te droga që hy nëpër shkolla. Thika, biçaku kjo është paketa.

Si ka mundësi të nderuar kolegë që ne duhet ta kalojmë këtë me normalitet dhe nuk duhet të kërkojmë përgjegjës, nuk duhet të flasim, ne duhet të jemi të parët që të ngremë zërin, ju doni ta amnistoni ministren Mansatrilu dhe të amnistoni Hoxhën.

Ne flasim për skandal vetëm kur ka një vdekje”, tha Zhupa.

“Ngjarja tragjike që na ka tronditur të tërëve, e përdorët për të bërë politikë procedurën”, tha Spiropali.