Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet 53-vjeçari në Lezhë, dyshohet se dhunoi dhe kreu marrëdhënie seksuale me të miturën


Një 53-vjeçar ka përfunduar nën pranga nga policia e Lezhës.  Dyshohet se ka dhunuar vajzën e tij të mitur, si dhe se ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Komisariati i Policisë Kurbin arrestoi shtetasin G. Z., 53 vjeç, pasi dyshohet se ka dhunuar vajzën e tij të mitur, si dhe se ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.