Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Berisha nuk ka gjetur njeri më luajal se mua


Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha Në një intervistë për podkastin “Të Pashoq”, , u shpreh se nuk ka asnjë pishman për vendimin e tij për përjashtimin e Sali Berishës, duke theksuar se e ka marrë “për një interes të madh publik dhe politik”.

Basha gjithashtu tha se vendimet që mori më 9 shtator erdhën pas një periudhe të gjatë bisedimesh me Sali Berishën për të ruajtur interesat e PD-së, por pa gjetur një zgjidhje.

Si mund të bëhem pishman për një vendim të cilin e kam marrë me sakrificë të madhe për një interes të madh publik dhe politik. Sigurisht pishman duhet të bëhen ata të cilët kanë vendosur interesin e tyre personal, mbi interesin publik, mbi interesin e demokratëve dhe duke bërë këtë kanë vendosur edhe mbi interesin e Shqipërisë. Çka po shohim edhe pasojat sot gjithë ditën të një qeverisje të korruptuar deri në palcë, të kryeministrit më të papërgjegjëshëm që njeh Shqipëria që nga 1912-ta, që është produkt sigurisht i papërgjegjshmërisë 12 vjeçare dhe i lidhjeve me krimin të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste. Por është edhe nënprodukt i papërgjegjshmërisë dhe egoizmit të individëve të caktuar në opozitë”-deklaroi Basha.

Ai theksoi se është gjithmonë “etik, mirënjohës dhe luajal”, por nuk ka pranuar kurrë të vendosë interesat personale mbi interesin publik.

Sali Berisha nuk ka gjetur dhe 10 jetë po të ketë person më etik, mirënjohës dhe luajal se Lulzim Basha në raportin profesional, politik dhe personal. Ajo që nuk kam pranuar dhe nuk pranoj kurrë për askënd, është të shkel mbi ato bindje pa të cilat nuk do të isha kurrë ky që jam. Dhe bindja e parë që gjykoj se më karakterizon në jetën politike, është që të mos vendos kurrë, asnjëherë interesin publik, interesin e shqiptarëve, posht interesit personal të kushdo qoftë”-deklaroi Basha.