Vendosni fjalën kyçe....

E Ngarkuara me Punë e SHBA-së, VanHorn vizitë në Gjykatën e Lartë: Progres në reduktimin e çështjeve të prapambetura


Sot, E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së, Nancy VanHorn, zhvilloi një takim me Kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, si dhe me kryetarët e Kolegjeve Penale dhe Civile të Gjykatës së Lartë, Ilir Panda dhe Artur Kalaja.

Gjatë takimit, VanHorn përsëriti angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur përpjekjet e Gjykatës së Lartë në forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Ajo vlerësoi progresin e dukshëm të Gjykatës në reduktimin e çështjeve të prapambetura dhe e inkurajoi atë të vazhdojë punën me integritet dhe profesionalizëm për të avancuar më tej reformat në sistemin e drejtësisë.