Vendosni fjalën kyçe....

Ish-deputeti i PDIU-së Dashamir Tahiri në SPAK: Bëhet fjalë për një hetim pasuror për dikë që është pjesë e drejtësisë së re


Ish-deputeti i PDIU-së, Dashamir Tahiri, u paraqit mëngjesin e sotëm në SPAK.

Pas daljes, Tahiri sqaroi se ishte thirrur në cilësinë e personit në dijeni për një hetim pasuror që lidhet me një anëtar të drejtësisë së re. Ai theksoi se çështja nuk ka lidhje direkte me të, por me një firmë të tij që ka kryer transaksione përpara vitit 2005.

“Nuk ka lidhje me mua, është një hetim pasuror për dikë që është pjesë e drejtësisë së re. Isha si person në dijeni. Hetim për një person që i përket drejtësisë së re. S’kam pasur asnjë marrëdhënie, marrëdhënie ka pasur një firmë që kam pasur unë, ka blerë dikur pa qenë dhe në atë punë ai. Para 2005. Nuk mund ta them se çfarë është, por…”, tha Tahiri pas daljes nga SPAK.