Emisioni Piranjat ka transmetuar një video ku shihet një person, i cili nuk dihet se çfarë përfaqëson, tek ushtron dhunë ndaj gazetares së këtij emisioni, Lorena Resulaj, e cila po bënte detyrën e saj në informim të qytetarëve mbi kryebashkiaken e Roskovecit.
Sipas redaksisë së Piranjave, kjo dhunë është vazhdimësi e sjelljes në këtë bashki dhe për kryebashkiaken Majlinda Bufi.
“Piranjat kanë dokumentuar rastet e krimeve zgjedhore në këtë bashki, arrogancën e pushtetit me njerëzit në nevojë, arrogancë tashme e përkthyer në dhunë ndaj një gazetareje.
Piranjat duan të informojnë ndjekësit e emisionit dhe mbarë opinionin publik se për rastin në fjalë kemi depozituar kallëzim penal.
Ndërsa sa i takon misionit tonë, asnjë formë intimidimi nuk mund të na ndalojë publikimin e skandaleve të kësaj bashkie apo çfarëdo institucioni tjetër, me fakte dhe prova.Piranjat do të bëjnë detyrën karshi qytetarëve, pa asnjë dorëzim ndaj pushtetit!” – shkruan redaksia e emisionit Piranjave.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Syri.net