Vendosni fjalën kyçe....

Nga emigracioni te lufta kundër krimit të organizuar/ Kreu i Migracionit në MB takim me ministrin Hoxha në Tiranë


Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, priti në një takim zyrtar Drejtorin e Përgjithshëm të Migracionit në Mbretërinë e Bashkuar, Bas Javid.

Biseda mes tyre u përqendrua në rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit dypalësh dhe shumëpalësh, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe migracionit të paligjshëm.

Hoxha dhe Javid ndanë të njëjtin vlerësim se, Task Forca tre-palëshe Britani-Shqipëri-Kosovë është një model suksesi, që ka sjellë rezultate konkrete në adresimin e sfidave të përbashkëta, kryesisht migracionit ilegal të shqiptarëve drejt Anglisë.

“Prita në një takim zyrtar Drejtorin e Përgjithshëm të Migracionit në Mbretërinë e Bashkuar, z. Bas Javid.

Diskutimi u përqendrua në rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit dypalësh e shumëpalësh, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe migracionit të paligjshëm.

Një model suksesi është Task Forca trepalëshe Britani – Shqipëri – Kosovë, që ka sjellë rezultate konkrete në adresimin e sfidave të përbashkëta, kryesisht migracionit ilegal të shqiptarëve drejt Anglisë.

Ndamë qëndrimin për nevojën e zgjerimit të këtij modeli edhe në fusha të tjera të rëndësishme, siç është lufta kundër krimit të organizuar.

Shqipëria mbetet e përkushtuar për një partneritet të ngushtë me Mbretërinë e Bashkuar dhe për të kontribuar në një Europë më të sigurt, duke vlerësuar kontributin dhe asistencën e ofruar nga pala britanike”, shkruan Hoxha.