Vendosni fjalën kyçe....

U qëllua sapo u fut në makinë, dalin pamjet e atentatit ndaj 27-vjeçarit, gjendet pistoleta me silenciator (Video)


Janë zbardhur pamjet e atentatit ndaj Klaudio Prendit orët e para të mëngjesit të 19 nëntorit.

Në videon e publikuar nga JOQ, 27-vjeçari duket duke hipur në makinën “Mercedes-Benz G Class”. Pas pak çastesh një makinë tip “Audi” ngjyrë gri afrohet dhe pasi qëllojnë të riun largohet ne shpejtësi.

Prendi sapo kishte dalë nga një lokal në zonën e Xhamllikut në Tiranë, ku kishte qëndruar me disa miq.

Dyshohet se atentatorët kanë përdorur një pistoletë me silenciator pasi të shtënat nuk janë dëgjuar.

I riu është dërguar me shpejtësi nga miqtë e tij në spitalin e Traumës por nuk ka mundur të mbijetojë.

Makina u gjet duke u djegur në zonën e Farkës rreth orës 1 të mëngjesit ndërsa asa i ishin mbivendosur targa greke. Në mjetin e djegur policia ka gjetur armën e zjarrit me të cilën u qëllua i riu, një pistoletë me silenciator.

I riu dyshohet se kishte konflikte për një borxh ndërsa nuk kishte shumë kohë që ishte kthyer nga jashtë vendit.