Kreu i qeverisë Edi Rama ka miratuar Insidor Rexhepin si drejtor të Përgjithshëm të Drejtorisë së Antikorrupsionit.
Rexhepi ka qenë më herët këshilltar në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPA.
Ai është diplomuar“Jurist” në vitin 2008, në Fakultetin e Drejtësisë, Tiranë. Në vitet 2009-2012 ka ushtruar funksionin e inspektorit në sektorë të ndryshëm të Drejtorisë Rajonale të Tatimeve, Tiranë. Në vitet 2012-2017 ka punuar si inspektor hetimi në Drejtorinë e Hetimit Tatimor.
Vendimi i Këshillit të Ministrave:
“EMËRIMIN E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË ANTIKORRUPSIONIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të kreut III, të vendimit nr.436, datë 26.6.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, organizimin e funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Insidor Rexhepi emërohet drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit.
Ngarkohen ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin dhe Drejtoria e Përgjithshme e Antikorrupsionit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.