Vendosni fjalën kyçe....

“Balluku e Rama i dhanë koncesionin e Portit të Durrësit kompanisë me lidhje të dyshimta në Ekuador” – Bardhi nxjerr shkrimin e medias gjermane


Kreu i gupit paramentar të PD-së Gazment Bardhi ka cituar shkrimin e revistës së dytë më të madhe në Gjermani, Focus, që ngre pikëpyetje të forta mbi marrëveshjen e koncesionit në Portin e Durrësit, që i është dhënë një kompanie me lidhje të forta me Ekuadorin.

Bardhi shkruan se revista e dytë më e madhe në Gjermani ka ngritur shqetësimin për konceesionin q ëministrja e Infrsatrukturës Ballidhe kryeministri Rama i kanë dhënë kompanisë kroate me lidhje të errëta në Ekuador.

“Revista e dytë më e madhe në Gjermani ngre shqetësime për koncensionin që Belinda Balluku dhe Edi Rama i ka dhënë një kompanie kroate me lidhje të dyshimta në Ekuador!” – shkruan Bardhi.

Shkrimi i cituar nga Bardhi i medias gjermane Focus, është i dyti në 24 orë nga një media gjermane, që hedh dyshime të forta për koncesionin në  Portin e Durrësit.

Një ditë më parë, Capital-beat ngrinte alarmin se operatori i ri i koncesionit të Portit të Durrësit, një kompania kroate nën emrin e Filip Rogosic, ka lidhje të dyshimta me kompani në Ekuador.