Vendosni fjalën kyçe....

Berisha pranon më në fund pushtetin okult të amerikanëve mbi SPAK-un


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një intervistë për emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV pranoi për herë të parë se SHBA-ja kontrollon drejtësinë në Shqipëri, ndërkohë që për dy vite me radhë opozita thoshte se kontrollohet nga kreu i qeverisë Edi Rama.

Me këtë pohim të bërë nga Sali Berisha bie dhe narrativa e shumë mediave pro opozitës apo analistëve të tyre të cilët kanë shmangur nga analiza faktorin amerikan si përcaktor të radhës në gijotinën e ndëshkimit

Faktikisht ata ose janë vetë të implikuar dhe ndajnë fitimet me ta ose ndjekin një agjendë të Xhorxh Sorosit që është konsolidimi i një diktature. Por unë shpresoj që këta gradualisht t’i qartësojnë në frymën më të mirë me autoritetet e reja, me administratën e re të Presidentit Trump sepse s’mund të themi kështu. Kur unë kam të njëjtën dosje të SPAK-ut që kanë edhe ata dhe bëjnë sikur nuk e kanë, kjo pastaj nuk qëndron, kjo pastaj përbën problem të madh. Ata janë në funksion të një agjende politike e cila ishte konsolidimi i narko-diktaturës së Edi Ramës në Shqipëri dhe puçi ndaj opozitës”-tha Berisha.  

Diskutimi nisi ndërsa Berisha fliste mbi raportet që ka pushteti me krimin e organizuar dhe mbështetjen që SHBA-të i japin ndërkohë që dinë të gjitha shkeljet e ligjit në Shqipëri.

Ky është monstra e fëmijëve tanë. Këta me këtë mbështetje që kanë, me këtë shërbim që i bëjnë Ramës, me këtë shfrytëzim që i bëjnë krimit por dhe këtë mbështetje jashtëzakonisht të dëmshme për Shqipërinë nga Departamenti i Shtetit, nga Departamenti i Drejtësisë kjo është ajo”-tha Berisha.

Nga ana tjetër moderatori Çim Peka këmëbnguli se nuk është çështje amerikane lidhja e krimit me qeverinë dhe kontrolli i drejtësisë së re.

Për të qenë korrekt, nuk është më çështje amerikane por është çështje krimi. Unë nuk besoj se departamenti i Drejtësisë e ka pas presionin. Por sot ne kemi dosje të cilat i dimë dhe ka vendim gjykate të mos publikohen. Janë anëtarë të SPAK-ut, anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, anëtarë të Gjykatës së Posaçme të Përfshirë në SKY-Encrochat, që janë absolutisht pjesë e krimit. Nuk besoj se është më çështje amerikane, kjo është çështje krimi këtu”-deklaroi Peka.

Bërisha përfundoi diskutimin duke thënë se është e rëndë nëse dhe SHBA-ja ka dosje për përfshirjen e politikanë dhe anëtarëve të strukturave më të larta të drejtësisë e policisë në aplikacionin “SKY-ECC.

Por kur Departamenti Amerikan lëshon çdo 2-3 javë deklarata mbështetëse ndaj tyre, nëse i kanë këto dosje atëherë kjo është shumë e rëndë. Prandaj dhe nuk mund t’i injorosh këto sepse të paktën nuk lëshon deklarata. Unë e di që atje ka njerëz që i dinë këto dhe të paktën nuk i lavdërojnë. Ka të tjerë që u rrahin gjoksin për udhëtime aty për aty”-deklaroi Berisha.