Vendosni fjalën kyçe....

Berisha reagon pas vendimit të Kushtetueses: Damkosi veten, çështja do shkojë në Strasburg


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila quajti legjitime masën e parë të GJKKO-së për ‘detyrim paraqitje’ pa marrë autorizim nga Kuvendi.

Berisha njoftoi dërgimn e çështjes në Strasburg. Sipas tij Kushtetuesja me vendimin damkosi veten.

‘Sigurisht miqtë e mi, çështja është në Strasburg, por është e turpshme të dërgohet një vendim i tillë. Por në narkoshtet, siç e cilësoi rezoluta e 109 partive politike, nuk ka ligj, nuk ka Kushtetutë. Narkoshteti ka vetëm vullnetin e narkodiktatorit dhe ky është vendimi i turpshëm që informoi sot, vendim në të cilin gjykata tregoi nivelin e saj mjeran. Shkeli Kushtetutën. Shkeli ligjin e vet. Shkeli ligjin e vet si skllevër të diktatorit të narkoshtetit. Me vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese damkosi në mënyrë të përsëritur veten e vet. Njerëz pa karakter, pa moral ligjor, mercenarë. Por të gjitha këto do shkojnë në Strasburg, në gjyqin e Europës, në gjykatën që mbron konventën evropiane të të drejtave të njeriut. Dhe ata nuk shkruajnë siç bëjnë këta këtu, që sillen si zuzarë ndaj Kushtetutës, ndaj ligjeve. Nuk shpallin antikushtetues mosmarrjen e lejes në parlament, por thonë se nuk ishte proporcion. Sigurisht këta janë gjykatës me probleme shumë madhore, por është radha jonë. Është radha jonë. Është radha jonë. Ne do fitojmë!’, tha Berisha.