Vendosni fjalën kyçe....

Biznesmeni Avni Ponari riblen Sigalin


Biznesmeni Avni Ponari do të riblejë sërish kompaninë e sigurimeve Sigal nga austriakët e Uniqa Group. lajmi është njoftuar nga vetë grupi austriak, i cili e ka cilësuar vendimin si pjesë e manxhimit strategjik të portofolit.

Sot, bordi drejtues dhe bordi mbikëqyrës i UNIQA Insurance Group AG kanë vendosur t’i shesin të gjithë aksionet e UNIQA në SIGAL UNIQA Group Austria (90 për qind të aksioneve) z. Avni Ponari, themeluesit dhe aksionerit minoritar të SIGAL Group Austria. Marrëveshja e blerjes së aksioneve pritet të nënshkruhet në ditët në vijim. Çmimi i blerjes i nënshtrohet konfidencialitetit. Shitja te themeluesi dhe bashkëaksioneri për një kohë të gjatë i SIGAL UNIQA Group Austria siguron një transferim të shpejtë dhe një maksimum vazhdimësie për klientët, punonjësit dhe partnerët,” deklaroi kompania në një njoftim zyrtar.

Sigal u themelua në vitin 1999 nga biznesmenët Shyqyri Duraku, Llazar Angjeli, Avni Ponari dhe Alessandro Shtylla. Prej dy dekadash e gjysmë ajo ka qenë kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri.

Në vitin 2007, rreth 90 për qind të aksioneve të kompanisë u shitën tek grupi austriak Uniqa për një çmim prej gati 11 milionë eurosh, ndërsa Avni Ponari mbajti 10 për qind të aksioneve.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Kapitali.al