Miliarderi indian Gautam Adani është akuzuar nga prokurorët federalë në Nju Jork për një skemë të supozuar shumëvjeçare për të korruptuar zyrtarët indianë në këmbim të kontratave të energjisë diellore prej miliarda dollarësh dhe fshehjen e pagesave të tilla nga bankat dhe investitorët amerikanë.
Manjati, i cili ka qenë një mbështetës i kryeministrit Narendra Modi, u padit në Bruklin me akuza përfshirë mashtrimin me letra me vlerë dhe konspiracion, së bashku me shtatë drejtues të tjerë biznesi, përfshirë nipin e tij Sagar Adani.
Aktakuzat kërcënojnë të rindezin një krizë të marrëdhënieve me publikun për Adani Group, konglomerati që ai drejton, i cili ka kaluar pjesën më të madhe të vitit të kaluar duke u përpjekur të kapërcejë pretendimet e dëmshme të mashtrimit të kontabilitetit dhe manipulimit të tregut të aksioneve nga kompania ameirkan Hindenburg Research.
Breon Peace, prokurori i Distriktit Lindor të Nju Jorkut, tha se “të pandehurit orkestruan një skemë të përpunuar për të korruptuar zyrtarët e qeverisë indiane për të siguruar kontrata me vlerë miliarda dollarë” dhe “gënjyen për skemën e ryshfetit ndërsa kërkonin të mblidhnin kapital nga investitorët në SHHB dhe ndërkombëtarë”.
Në një padi civile paralele, Komisioni i Letrave me Vlerë tha se ryshfetet e supozuara ishin paguar për të “siguruar angazhimin e qeverisë indiane për të blerë energji me tarifa mbi tregun nga të cilat do përfitonte Adani Green dhe Azure Poëer”.
Adani Green mblodhi 175 milionë dollarë nga investitorët amerikanë ndërsa skema ishte në vazhdim, thanë rregullatorët amerikanë, ndërsa Azure Poëer tregtohej në bursën e Nju Jorkut.
Gautam Adani dhe Sagar Adani dyshohet se “kërkuan investitorët amerikanë të blinin obligacionet e Adani Green përmes një procesi ofrimi që keqinterpretoi jo vetëm se Adani Green kishte një program të fuqishëm të pajtueshmërisë kundër ryshfetit, por gjithashtu se drejtuesit e lartë të kompanisë nuk kishin paguar dhe nuk do paguanin a premtonin ryshfet”, tha Sanjay Wadhwa, drejtori i departamentin e përmbarimit të KSHZ-së.
Një zëdhënës i Adanit nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.
VINI RE: Ky material është pronësiintelektuale e FT
Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani