Vendosni fjalën kyçe....

Procedohet 50-vjeçari turk, tentoi të nxirrte rreth 30 mijë euro nga Kapshtica


Policia Kufitare në Pikën e Kalimit Kapshticë ka ndaluar një shtetas turk, i cili tentoi të kalonte kufirin me një shumë të madhe parash të padeklaruara.

Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në kamionin që drejtohej nga 50-vjeçari A. D., banues në Stamboll, u gjet një çantë e fshehur në kabinën e automjetit. Në çantë ndodheshin 27,915 euro dhe 2,935 dollarë, të cilat po tentohej të nxirreshin nga Shqipëria pa deklarim paraprak.

Shuma e parave është sekuestruar nga autoritetet si provë materiale, ndërsa ndaj shtetasit turk ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.

Njoftimi i policisë:

PKK Kapshticë/Goditet një rast i mosdeklarimit të parave në pikën e kalimit kufitar.

Për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin turk A. D., 50 vjeç, banues në Stamboll. 

Gjatë kontrollit të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kapshticë, në vijën e dytë, në kamionin që drejtohej nga 50-vjeçari, u gjet e fshehur në kabinën e kamionit, një çantë krahu me 27 915 euro dhe 2935 dollarë, të cilat ky shtetas po tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar në pikën e kalimit kufitar.

Shuma e eurove dhe dollarëve u sekuestrua nga Policia, në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.