Aktori Mehdi Malkaj, ka marrë pjesë sot në protestën për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani pak ditë më parë nga një bashkëmoshatar i tij.
Ai shtoi se sot 90% e mësuesve janë të paaftë, ndërsa tha se ata që janë të zotë, “i hedhin nga gardhi”.
“Unë u tmerrova kur pash ato tre kukumjaçkat që zgërdhiheshin në një kohë aty që mbahej një minutë heshtje. Është turp i madh, nuk janë as nëna, as vajza dhe as njeri.
Janë sa kafshë dore që i udhëheq zvarrë ai ndyrësia i gjatë. Më thoni një rast ku për 12 vite me radhe t’i kenë thënë atij kryeministrit “ej këtu e ke gabim”. Ai i varros së gjalli.
Kjo që ndodhi, ça Tik-Tok, Taktuk? Edhe ne nxënës kemi qenë, ne na donin mësuesit, na përqafonin, por ky 90% të mësuesve i ka të paaftë.
Edhe kush është ndonjë i aftë e hedhin nga gardhi. Shumë ngushëllime familjes, më vjen shumë keq, marr pjesë në dhimbjen e tyre”, u shpreh Mehdi Malkaj.