Shirat e rrëmbyeshëm e stuhia kanë dëmtuat çatinë e spitalit të Pukës mëngjesin e sotëm.
Era e fortë ka dëmtuar shtresën e sipërme të çatisë duke nxjerrë jashtë funksionit pavionet e Patologjisë dhe Pediatrisë, shkruan Shqiptarja.
Probleme janë shfaqur edhe në rrjetin elektrik duke i lënë banorët e qytetit të Pukës pa energji që prej mbrëmjes së shkuar.
Në disa prej rrugëve të zonës ka pasur rënie inertesh duke vështirësuar lëvizjen e mjeteve.