Prindër e qytetarë kanë nisur një marshim drejt Ministrisë së Arsimit pas vrasjes dy ditë më parë të 14-vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.
Me pankarta në duar ata po marshojnë qetësisht drejt institucionit. Një nga prindërit në protestë tha për News24 se ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu duhet të japë dorëheqjen menjëherë pasi ka përgjegjësi në atë që ka ndodhur.
“Ministrja e Arsimit duhet të japë dorëheqjen menjëherë, sepse ajo ka përgjegjësi e para, pastaj oficerja e sigurisë. Kemi një ministri inekzistenve, nuk e dimë se çfarë bën. E keni parë si u është mbyllur goja elitës intelektuale.” – tha një nga marshuesit.
Ndërsa një tetër protesutese tha se në vend duhet kthyer dënimi kapital dhe se institucionet me qeverinë të parën duhet të përmbushin detyrën ose të largohen nga zyrat që mbajnë.
“Kërkojmë dënim kapital. Nuk ka më arsye, sa bukur e mori shpatën në dorë për të vrarë tjetrin. Gjithë shteti të marrë përgjegjësinë ose të dorëzojnë kolltuqet, të zhporren nga zyrat.” – tha një tjetër qytetare.