Kryeministri Edi Rama ka uruar shqiptarët për Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe përmes një mesazhi të ndarë në rrjetet sociale. Rama publikoi një video ku theksohet roli i gjuhës shqipe si një urë që lidh zemrat e shqiptarëve, pavarësisht se ku ndodhen në botë.
Kryeministri përcjell edhe mesazhin që shqipja duhet të ruhet dhe përcillet në brezat që vijnë.
“MIRËMËNGJES Gëzuar ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe”, shkruan Rama.