Vendosni fjalën kyçe....

Shtohen të huajt në shtator; Shqiptarët nuk po bëjnë më pushime


Net-qëndrimet e të huajve i janë rikthyer rritjes së muajin shtator, pas ngadalësimit të ndjeshëm të tyre në korrik e gusht, si reflektim i çmimeve të rritura të hoteleve.

Ndërsa shtetasit shqiptarë janë “tërhequr”, për të dytin muaj radhazi, duke udhëtuar shumë pak brenda vendit.

INSTAT, në publikimin e strukturave akomoduese bëri të ditur se numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 34,1 %, në krahasim me Shtator 2023. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm:

numri i vizitorëve rezident është rritur me 2,2%;

numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 51,6%.

Numri i net qëndrimeve gjithsej është rritur me 21,2%, në krahasim me Shtator 2023. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm:

numri i net qëndrimeve nga rezident është rritur me 3,1%;

numri i net qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 29,8%.

Në gusht, netqëndrimet e të huajve ishin rritur me rreth 17%, ndërsa ato të vendasve me vetëm 0.2%.

Në shtator turistët i drejtohen qendrës së vendit

Gjatë muajit Shtator 2024, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 34,1%, krahasuar me Shtator 2023. Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 79,2 %. Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 55,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Numri i vizitorëve jo-rezident në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 54,6%.

Në muajin Shtator 2024, numri më i lartë i vizitorëve rezulton:

sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (44,0%);

sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (65,9%);

sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (92,6%).

Net qëndrime

Gjatë muajit Shtator 2024, numri i net qëndrimeve gjithsej është rritur me 21,2%, në krahasim me muajin Shtator 2023. Numri i net qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 46,8%.

Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 25,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i net qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 29,5%.

Zgjatet sezoni turistik

INSAT referon se në muajin Shtator 2024, numri më i lartë i net qëndrimeve është realizuar:

sipas rajoneve në “Rajonin e Jugut“ (39,7%);

sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (74,8%);

sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (92,1%).

Të dhënat tregojnë një zgjatje të sezonit turistik përtej muajve të verës. Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë.

Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 40,4%, kundrejt 32,4% që ishte në muajin Shtator 2023. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 44,3%, kundrejt 37,0% që ishte në muajin Shtator 2023.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor