Vendi i fundit në grup, rënia një ligë më poshtë, apo loja e shfaqur e Shqipërisë në Ligën e Kombeve, i ka lënë një shije të hidhur ambientit rreth Kombëtares.
Nuk e fshehu zhgënjimin as Armand Duka, por kreu i FSHF-ës kërkoi një analizë të qetë dhe të detajuar. Në kulmim e diskutimit mbi Silvinjon, për të ardhmen e tij, për të ndezur edhe më shumë ambientin ka menduar “Mundo Deportivo”, me të përditshmen spanjolle e cila lidh emrin e trajnerit të Kombëtares shqiptare me një transferim të mundshëm tek Inter Majemit, skuadër ky militojnë yje si Leo Mesi, Suarez, Buskets dhe që është në pronësi të ikonës David Bekam.
Paçka vlerësimit, braziliani pas humbjes 1-2 me Ukrainën u pyet edhe për të ardhmen dhe nuk ka asnjë dyshim se do jetë pjesë e Kombëtares për kualifikueset e Botërorit 2026 me idenë e qartë për të provuar historinë me Shqipërinë.
“Nuk ndryshon asgjë. Kemi bërë kualifikuese të mira, ndërkohë tani një vit më vonë, kemi bërë keq. Duhet të përmirësohemi, kemi vend për t’u rritur dhe me objektivin për Botërorin, që do të ishte çmenduri.
Nuk kam asnjë dyshim që do të vazhdoj. Më vjen keq për rezultatin e fundit, por nuk mund ta hedhim poshtë të gjithën. Për t’u përmirësuar, po”, tha trajneri.