Vendosni fjalën kyçe....

Tjetërsimi i 13 mijë m2 tokë në Gjirin e Lalzit,  e ëma e ish-kreut të Kadastrës Ardian Kona: Është viktimë, firmosi pa dijeni


E ëma e ish-kreut të Kadastrës të Durrësit, Ardian Kona, i cili u arrestua pasi akuzohet për tjetërsimin e 13 mijë metrave katrorë tokë në Gjirin e Lalzit, është paraqitur në gjykatë të mbrojë të birin bashkë me avokaten Esmeralda Rama, duke qenë se është avokate vetë.

Flutura Kona është vajzë e tezes së Monika Kryemadhit dhe është paraqitur disa herë SPAK bashkë me të.

Kona vetë nuk ishte i pranishëm në seancë pasi ndodhet në spitalin e Durrësit për shkak të problemeve me shëndetin.

Sipas prokurorisë, Kona në bashkëpunim me juristin Bledar Zerba dhe topografin  Leandro Dervishi kanë regjistruar një sipërfaqe toke prej 12,900 m² në Lalëz pa asnjë dokumentacion ligjor në emër të 44-vjeçares, Arta Demiraj. Toka që më parë kishte statusin “shtet”, u përvetësua në kundërshtim të plotë me ligjin për titujt e pronësisë.

Prokuroria thekson se regjistrimi u bë duke abuzuar me një vendim gjykate, ndërkohë që për pasurinë nuk ekziston asnjë Akt i Marrjes në Pronësi të Tokës (AMTP) apo dokumentacion mbështetës në arkivat e Kadastrës. Për këtë tokë në Gjirin e Lalzit, gjykata ka vendosur në korrik të këtij viti, sekuestro preventive.

Në vitin 2023,  Bilbil Kërtusha, bsanor në njësinë administrative Ishëm, e cila ka në territorin e saj dhe Gjirin e Lalzit ka paditur Kadastrën e Durrësit për një sipërfaqe toke prej 12.900 m2 e cila i ishte dhënë bashkëfshatarit të tij Kujtim Demiraj (babai i Arta Demiraj) banor në Shën Pjetër të Ishmit, duke e pretenduar ai pronësinë mbi këte sipërfaqe.

Sipas së ëmës së Ardian Konës, i i biri kishte rrënë viktimë e dy punonjësve të cilët i kanë dërguar për firmë dokumentat e kësaj prone dhe në rutinën e firmosjes së qindra praktikave ka firmosur pa pasur dijeni per shkeljet.

Për tjetersimin e tokës janë shpallur në kërkim juristi Bledar Zerba, topografi, Leandro Dervishi dhe përfituesja e tokës Arta Demiraj. Kjo e fundit, në zgjedhjet e vitit 2023 ka kandiduar nën siglën e Partisë Republikane, për anëtare këshilli bashkiak në Tiranë. Ndësa në QKR, Demiraj rezulton aksionere ne nje kompani pastrimi me ortak italian.