Vendosni fjalën kyçe....

Blushi nga Shkodra: Arrestimi i Metës banditesk, SPAK është shndërruar në strukturë kriminale


Nga Shkodra, në nisje të takimeve elektorale, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, akuzoi SPAK-un se ka humbur integritetin dhe është kthyer në një organizatë kriminale që mbron korrupsionin qeveritar dhe bandat e lidhura me pushtetin.

Blushi deklaroi se arrestimi i Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është një akt banditesk i regjimit aktual, pa asnjë provë apo dëshmi, dhe se ndalimi i tij vjen si pasojë e qëndrimit të tij në mbrojtje të interesit kombëtar, çështjes së Kosovës dhe integritetit territorial të Shqipërisë.

“Presidenti i PL u rrëmbye në mënyrë banditeske nga ky regjim. Meta i ndaluar në këtë masë ekstreme izolimi, vetëm për shkak se ka mbrojtur me të gjitha fuqitë interesin kombëtar, çështjen e Kosovës, integritetin territorial të Shqipërisë nga tradhtia më e madhe që i është bërë këtij vendi siç është shitja e detit nga Rama dhe Basha. Presidenti i PL është i izoluar pa asnjë provë, pa asnjë dëshmi, por vetëm se SPAK është shndërruar në strukturë kriminale që sot garanton imunitetin politik të kësaj qeverie, u jep imunitet politik bandave të lidhura me qeverinë, po i jep imunitet politik korrupsionit qeveritar”, tha Blushi. 

Blushi, ka vijuar akuzat e forta ndaj qeverisë, duke e cilësuar arrestimin e Ilir Metës një akt të urdhëruar nga regjimi kriminal për të goditur opozitën dhe për të penguar aktivitetin e tij politik.

Në një takim në Shkodër, Blushi përcolli përshëndetjet e Metës, duke theksuar se izolimi ekstrem i tij është një përpjekje për të ndalur opozitën në krye të betejës për çlirimin e Shqipërisë.

“U përcjell përshëndetjet më të përzemërta të Metës. I cili është në një maskë ekstreme izolimi për të penguar aktivitetin e tij politik, sepse ky regjim kriminal që sot ka marrë peng Shkodrën, po përpiqet të marrë peng të gjithë ata faktorë që janë në krye të betejës sonë, betejës së gjithë shqiptarëve për të çliruar Shqipërinë nga ky regjim që në 11 vite ka shpopulluar Shkodrës, të gjithë Shqipërinë”, vijoi Blushi. 

Një koment e pati edhe për masakrën me 4 të vrarë në Dobraç të Shkodrës, ku tha se tregon që bandat qeverisin vendin.

“E papranueshme që ky qytet simbol i lirisë dhe demokracisë në vend, që aq shumë ka vujtuar nga autoritarizmi, që aq shumë ka vuajtur nga sigurimi i shtetit, edhe sot pas gati 3 dekadash, pas rënies së murit të Berlinit vuan sot diktaturën po aq të egër, por kësaj here të mafies në pushtet.

Vijmë në këtë qytet pas një ngjarje tragjike që tronditi jo vetëm Shkodrës, por gjithë opinionin publik. Ngjarje e rëndë që s’tregon asgjë tjetër, veçse që bandat qeverisin Shkodrën, gjithë vendin.”