Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet thika me të cilën dyshohet se u vra 14-vjeçari në Tiranë


Policia ka gjetur thikën që dyshohet se u përdor në vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Ajo u zbulua në një çantë shkolle, të hedhur nga autori i dyshuar në tarracën e një godine të braktisur pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Çanta, që përmbante edhe librat e shkollës, u pikas nga një banor i një pallati aty pranë, i cili njoftoi menjëherë autoritetet. Brenda saj, hetuesit gjetën thikën e krimit, duke zgjidhur misterin pesëditor mbi vendndodhjen e saj.

Ngjarja ndodhi vetëm 200 metra larg shkollës “Fan Noli”, ku viktima dhe autori i dyshuar ishin nxënës. Policia ka arrestuar të miturin e dyshuar për vrasjen, ndërsa hetimet për këtë ngjarje të rëndë vazhdojnë.