Moti i keq me reshje shiu e bore ka sjellë disa problematika në qarkun e Shkodrës. Në akset e Lotit 1, Hani i Hotit – Tamarë, Tamarë- Vermosh dhe Bogë-Theth, gjate natës ka pasur reshje shiu me intensitet të lartë që kane shkaktuar rënie gurësh dhe dalje të shumta inertesh.
Po kështu dalje inertesh ka pasur në aksin Tamarë-Vermosh në zonën e quajtur Dobrinjë. Është punuar me mjete e fuqi punëtore për të larguar inertet nga karrexhata.
Nga DRV Shkoder informohemi se akset rrugore qe mbulon kjo drejtori jane te qarkullueshme. Gjate mbremjes ka patur renie inertesh por jane pastruar nga kontraktoret.
Aksi rrugor Breg Lumi – Theth eshte pastruar nga inertet dhe eshte i qarkullueshen qe ne mengjes.
Kanali i Çentralit Nderlysaj eshte mbushur me inerte dhe eshte jashte funksionit. Ne zonat malore te kesaj bashkie ka mungese te energjise elektrike.
Ne bashkine Malësi e Madhe, gjate mbremjes se djeshme eshte demtuar rruga fshtatit Kamice si pasoje e vershimit te Perroit te Thate.
Ne bashkine Vau Dejes, mungon energjia ne te gjitha fshatrat e njesise administrative Vig Mnele. Probleme te tjera nuk raportohen per kete bashki.
Ne bashkine Fushe Arrez vijojne rreshjet e shiut dhe ere me intesitet te larte.
Ka nderprerje te energjise elektrike ne njesite administrative Iballe, Fierze dhe Blerim.
Qarkullimi ne rruget kryesore vijon por ka prezence uji dhe guresh.
Aksi rrugor Gjegjan – Shpal ne rreth 40 % eshte i bllokuar.
Ne bashkine Puke , problematika kryesore eshte demtimi dhe prezenca e materialeve ne rruget rurale.
Ne njad Rrape eshte demtuar ura e fshatit Kabash.
Ne fshatin Qerret raportohet demtimi i çatise se nje banese.
Nga DRUK Lezhe , rreshjet e shiut me intensitet prej 50 mm/24 ne ore, nuk jane shaktuar probleme ne infrastrukturen e kullimit, argjinatura, diga, hidrovoret jane ne funksion.