Vendosni fjalën kyçe....

Në pranga 27-vjeçari në Durrës, i dënuar me 10 vjet burg për drogë e prostitucion


Policia e Durrësit ka arrestuar në Kryqëzimin e Fllakës një 27-vjeçar nga Kruja, i shpallur në kërkim kombëtar. I dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Apelit Tiranë për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, “Shfrytëzim prostitucioni”, “Nxitje për përdorim droge” dhe “Drejtim automjeti në mënyrë të parregullt”, të riut i mbeten edhe 5 vite e 4 muaj burg për të vuajtur. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

DURRËS

Arrestohet nga policia e Durrësit një 27-vjeçar i akuzuar dhe i dënuar me 10 vjet burg për disa vepra penale.

Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me forcën e Posaçme “Shqiponjat”, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në inteligjencën policore mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kryqëzimi”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur te Kryqëzimi i Fllakës Durrës, shtetasin A. B., 27 vjeç, banues në Krujë.

 

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar pasi Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 26.09.2024, e ka dënuar me 10 vite burg për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “Shfrytëzim i prostitucionit”, “Nxitje për përdorim të drogës” dhe “Drejtim automjeti në mënyrë të parregullt”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur dhe 5 vjet e 4 muaj burg.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.