Vendosni fjalën kyçe....

Opozita lajmëron protestën e rradhës me 26 Nëntor, Berisha takim virtual me drejtuesit e qarqeve të PD-së


Mbledhja virtuale do të zhvillohet pasditen e sotme në orën 18:00. Fokus i takimit do të jetë protesta e radhës e thirrur nga Partia Demokratike ditën e martë, më 26 Nëntor.

Kreu i PD-së njoftoi në një konferencë për shtyp protestën e radhës duke u bërë thirrje të gjithë qytetarët shqiptarë t’i bashkohen tubimit në Tiranë.

“Në datë 26 është protesta tjetër kombëtare, më e fuqishme që ka njohur Shqipëria. Ndaj ftoj shqiptarët, në datën 26 marshim në Tiranë. E gjithë Shqipëria në Tiranë. Mosbindja civile është rrugë e vetme e ndarjes nga kjo diktaturë”, tha ai.

Kujtojmë se protesta fundit e opozitës u mbaj ditën e martë, më 19 nëntor në orën 17.00 përpara Kuvendit të Shqipërisë për të kundërshtuar miratimin e buxhetit.