Vendosni fjalën kyçe....

Prindërit mblidhen te shkolla “Fan Noli”: Protestë të hënën në orën 17:00



Prindër të shumtë janë mbledhur paraditen e sotme te shkolla “Fan Noli”, 6 ditë pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij.

Ata kanë lexuar disa kërkesa drejtuar qeverisë, mes tyre dorëheqjen e ministres së Arsimit dhe kanë paralajmëruar protestë ditën e hënë në orën 17:00.

“I detyrohemi Martinit, i detyrohemi fëmijëve tanë”, tha Migen Qeraxhi nga Qëndresa Qytetare.