Për herë të parë në historinë e saj, Lara Colturi arrin të ngjitet në podiumin e një etape të Kupës së Botës në ski, duke u renditur e dyta pas kampiones botërore Mikaela Shiffrin. Ky rezultat historik shënon një arritje të jashtëzakonshme jo vetëm për Colturi, por edhe për Shqipërinë, e cila për herë të parë përfaqësohet mes më të mirëve në botë në këtë sport.
Në etapën e tretë të Kupës së Botës, skiatorja e KS Tirana i siguroi Shqipërisë një vend të nderuar, duke e bërë flamurin shqiptar të valëvitet për herë të parë në një podium botëror në ski.
“Super lajm! Skiatorja e KS Tirana, Lara Colturi, renditet e 2-ta në Kampionatin Botëror të Skive. Për herë të parë, flamuri shqiptar do të ngrihet në podiumin e një kampionati botëror skish!”, shkroi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke përgëzuar suksesin historik.