Vendosni fjalën kyçe....

Superliga/ Vllaznia fiton 2-1 kundër Teutës, Skënderbeu dhe Dinamo ndajnë nga 1 pikë në Korçë


Me një minutë heshtje në nder të Martin Canit kanë nisur dy ndeshjet e para të Superligës për raundin e 14-të.

Në Shkodër, Vllaznia fitoi 2-1 në fund kundër Teutës dhe merr kreun e renditjes përkohësisht, ndërsa paqe me katër gola në Korçë.

Në “Loro Boriçi” të Shkodrës vendasit e Vllaznisë siguruan tri pikë me peshë në garën për kreun e renditjes, duke mposhtur 2-1 në fund Teutën. Dueli u zhbllokua në fundin e pjesës së parë pas golit me kokë nga mbrojtësi Melos Bajrami.

Në minutën e 67 Teuta vendosi ekuilibrat në 1-1 me supergolin e Nasr. Kur u duk se skuadrat do ndanin pikët, Ildi Gruda në minutën e fundit shënoi për Vllazninë, që merr kështu kreun e renditjes me një pikë më shumë se Partizani. “Demat” luajnë të diel në shtëpi kundër Laçit dhe futen në presion për pikë.

 

Në Korçë, Skënderbeu dhe Dinamo barazuan 2-2 në një ndeshje me emocione dhe raste.

 Miqtë e Ilir Dajës kalun në epërsi me Itodo pas 14 minutave lojë, para se Ermir Rashica të “ndizej” te vendasit.

Në të 17 minutë sulmuesi anësor asistoi bukur për Çuçkën, që nuk fali dhe barazoi. Më pas Rashica do shënonte në minutën e 33 për përmbysjen 2-1.

Në pjesën e dytë Dinamo ia doli të barazonte me Lorenco Vilën dhe të dilte me pikë. Për t’u përmendur se Ilir Daja shkonte në Korçë si një ish.

 

Superliga, java 14-të:

E shtunë, 23 nëntor 2024

17:00 Vllaznia 2-1 Teuta

17:00 Skënderbeu 2-2 Dinamo

 

E diel, 24 nëntor 2024

13:30 Bylis – Egnatia

17:00 Partizani – Laçi

17:00 AF Elbasani – Tirana