Vendosni fjalën kyçe....

Bitcoin në nivele rekord, synon 100,000 dollarë


Bitcoin arriti një rekord të lartë të premten, me objektivin e tij të vendosur në kufirin e 100,000 dollarëve, në një rritje të shkëlqyer për kriptomonedhën e nxitur nga pritshmëritë për një mjedis rregullator më miqësor nën administratën e Donald Trump.

Kripromonedha më e vlefshme në botë ka fituar më shumë se dyfishin e vlerës këtë vit dhe është rritur me rreth 45% që nga fitorja e Donald Trump në zgjedhjet e 5 nëntorit në SHBA, kur votuesit zgjodhën gjithashtu një mori ligjvënësish pro-kriptove në Kongres.

Të premten Bitcoin arriti vlerën 99,800 dollarë duke u rritur me 130% këtë vit.

Trump përqafoi asetet dixhitale gjatë fushatës së tij, duke premtuar se do t’i bënte Shtetet e Bashkuara “kryeqytetin e kriptove të planetit” dhe se do grumbullonte një rezervë kombëtare Bitcoin.