Vendosni fjalën kyçe....

I fshehur në një shtëpi të braktisur, publikohen pamjet e arrestimit të autorit të dyshuar të vrasjes në Tropojë


Një sherr i ndodhur dy ditë më parë (22 nëntor) në fshatin Dojan në Tropojë i mori jetën një 43-vjeçari.

Policia ka publikuar pamjet e arrestimit të autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit, Flordian Mulaj.

Autori i dyshuar qëndronte i fshehur në një banesë të braktisur në bjeshkët e fshatit Markaj. 

Strukturat operacionale të DVP Kukës dhe ato të Komisariatit të Policisë Tropojë, si rezultat i kërkimeve dhe ndjekjes së pandërprerë policore, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit F. M., 33 vjeç, banues në Bajram Curri.

33-vjeçari u lokalizua në një banesë të braktisur, në bjeshkët e fshatit Markaj.

Shtetasi F. M., dyshohet se më datë 22.11.2024, në fshatin Dojan, vrau me armë zjarri shtetasin A. D., 39 vjeç.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti”-njofton policia.