Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama se me mercenarët e tij dhunoi shqiptarët që kishin dalë për të protestuar paqësisht kundër kreut të qeverisë gatë takimit të tij me diasporën në Londër.
Në një deklaratë zyrtare PD-ja thekson se pasi Rama i përzuri shqiptarët nga Shqipëria, tani shkon e u dhunon në Londër.
Deklarata e PD-së shton se Rama do hyjë në analet e historisë si kryeministri që përzë e dhunon bashkëkombasit e tij.
PD vëren se ora e fundit të Ramës dhe narkoshtetit të tij po afron ndërsa u bën thirrje qytetarëve që të protestojnë të martën e 26 nëntorit në Tiranë.
“Edi Rama, me mercenarët e tij dhunoi sot në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, ata që kishin dalë për të ushtruar paqësisht të drejtën e protestës. Si antishqiptar i vërtetë dhe frikacak i lindur, atij i duhej policia britanike për t’u mbrojtur nga bashkëatdhetarët. Sot, ai kreu krimin e dyfishtë, pasi i përzuri nga vendi i tyre, i dhunoi në vendin e adoptuar. Edi Rama do mbetet në analet e turpit të historisë si kryeministri që, pasi i ka përzënë nga vendi, dhunon dhe keqtrajton bashkëkombasit e tij.
Partia Demokratike e dënon me forcë dhunën e ushtruar kundër shqiptarëve të lirë. Mercenarët që dhunuan në emër të Ramës janë vetëm masha mjerane të narkoshtetit. Ndërkohë që, përgjegjësi i vetëm, ai që do përgjigjet deri në një për dhunën ndaj qytetarëve shqiptarë dhe britanikë, është Edi Rama. Ora e fundit të tij dhe narkoshtetit që e kishte marrë me vete në Londër si cirk personal, po afron. Të martën, në ora 17:00, ftojmë të gjithë shqiptarët në marshimin drejt Tiranës, për t’i dhënë të shtyrën e fundit frikacakut të Surrelit dhe burracakut të Londrës. O sot, o kurrë!” – thuhet në deklaratën e PD-së.