Ashtu si edhe në disa vende ku ka zhvilluar takime me shqiptarë të diasporës (Greqi, Itali, SHBA) edhe në Angli, kryetari i Partisë Socialiste dhe njëherësh kryeministri i Shqipërisë është pritur me protesta.
“Qëllimi i kësaj proteste është të tregojë se që kur ka ardhur ne pushtet rilindja Shqipëria është ndarë. Në njërin krah janë demokratët e në tjetrin krah janë patronazhistët.
Patronazhistët e Ramës kanë ardhur dhe po provokojnë protestuesit. Edi Rama vejn këtu dhe ky është një provokim i pastër pasi është ai përgjegjësi kryesor që shqiptarët janë nëpër botë. Ai nuk ka lënë gjë pa bërë e tani ka kaluar edhe në tallje. Shqiptarët këtu janë nën presion. Një miku im me tha e mund të vij me maskë në këtë protestë për arsye se unë kam presione për familjen në Shqipëri me vendet e punës”-shprehet një protestues, përcjell Syri TV.
Sipas kreut të FRPD, Besart Xhaferri, në një intervistë për ‘Syri Tv’ me moderatore Armela Ferkon, u shpreh Edi Rama dhe ministrat e tij kanë arritur që këtë muaj në Londër të pikasin biznesmenë të mëdhenj të komunitetit shqiptar, dhe ju kanë ofruar atyre statuse të investitorit strategjik nëse ata do të garantonin njerëz në takimin e sotëm dhe vota në të ardhmen.
“Vetë Edi Rama dhe ministrat e tij kanë arritur që këtë muaj në Londër të pikasin biznesmenë të mëdhenj të komunitetit shqiptar dhe ju kanë ofruar atyre statuse të investitorit strategjik, nëse ata do të garantonin njerëz në takimin e sotëm dhe vota në të ardhmen”-theksoi Xhaferraj.
“Ka kaq shumë transaksione elektorale sa buxheti i shqiptarëve nuk do përdoret në të mirën e tyre, por do përdoret vetëm për Ramën, i cili do të blejë vota e zgjedhjet e ky është një lajm i cili vjen i konfirmuar nga diaspora që është në Angli’-u shpreh Xhaferraj.