Shkëlqim Dukaj, oficer policie dhe i vëllai Florian Dukaj, janë arrestuar sot pasi dyshohet se kanë organizuar dhe kryer atentatin ndaj 52-vjeçarit Eduart Reçi.
Sipas bluve të kryeqytetit, dyshohet se Shkëlqim Dukaj, oficer i policisë në Komisariatin 2. ka qenë ai që ka qëlluar me snajper biznesmenin më 13 nëntor, i cili humbi jetën më pas në spitalin e Traumës.
Reçi u qëllua me një plumb në kokë sapo kishte dalë nga pallati ku banonte ndërsa dyshohet se ishte përplasur me vëllezërit Dukaj lidhur me ndërtimin e një pallati në Tiranë.
Biznesmeni nga Dibra ishte përplasur për çështjen e pronësisë së një toke me dy vëllezërit Dukaj, 48-vjeçarin Shkëlqim Dukaj e 45-vjeçarin Florian Dukaj, të cilët kishin një pronë në kufi me pronën ku kishte planifikuar të ndërtonte.
Gjatë kontrollit në magazinën e lokalit të vëllezërve Dukaj, policia gjeti dy jelekë antiplumb, disa cilindra të përmasave të ndryshme të dyshuar silenciator, një armë zjarri pjesërisht e dëmtuar e pajisje të ndryshme elektronike.
*Foto e vëllezërve Dukaj marrë nga Shqiptarja