Vendosni fjalën kyçe....

Artan Hoxha: Prokuroria na bastisi shtëpinë dhe sekuestroi mjetet e komunikimit e arkivën, më pas na i kthyen


Gazetari Artan Hoxha ka folur për herë të parë rreth operacionit të Prokurorisë së Posaçme që i caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Gazetari ka treguar se mëngjesin e sotëm, prokuroria i bastisi banesën dhe agjentët iu kanë marrë të gjitha mjetet e punës.

Më tej ai ka deklaruar se pasdite janë paraqitur në SPAK bashkë me kolegun e tij Elton Qynon, ku u janë kthyer mjetet e sekuestruara. 

“Jam në detyrim paraqitje me Eltonin, nuk kam arrest shtëpie. Thjesht në mëngjes herët na bastisën shtëpitë, morën gjithë mjetet e punës, celularë, tablet, laptop, usb hardisk, kaseta video gjithë arshivën. Materiale te papublikuar te SPAK, ku flitet për politikën dhe implikimin në zgjedhje. Pasdite na thirrën, na kërkuan ndjesë dhe na thanë që bastisja në banesë është bërë në shkelje të ligjit dhe na kthyen mjetet e punës. Pra kontrolli i banesave ne mëngjes dhe sekuestrimi i provave u cilësua i paligjshëm pasdite prandaj na kthyen gjithë gjerat”, deklaroi Artan Hoxha për Top Story.