Vendosni fjalën kyçe....

Data për zgjedhjet 2025/ PS i propozon presidentit 11 majin


Presidenti Bajram Begaj vijojn sot me konsultimet me partitë politike për datën e zgjedhjeve 2025. Tek presidenca ishin  përfaqësuesit e Partisë Socialiste, Blendi Klosi dhe kreu i grupit parlamentar Niko Peleshi.

“Për të përgatitur sa më shumë këtë proces dhe për ti lënë më shumë kohë emigrantëve që duan të marrin pjesë në zgjedhje kemi kërkuar datën 11 maj,  data më e skajshme e mundur nga hapësira që të jep kodi zgjedhor të jetë data e zgjedhjeve. Do të donim shumë që të gjithë emigrantët të nisin procesin e tyre të regjistrimit dhe të përgatiten për ditën e votimit” tha sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi

Presidenti do të takohet edhe me kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashi. 

Orari për të takuar përfaqësuesit e PD-së ishte 10:30, ndërkohë në emër të Partisë Demokratike kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi deklaroi pak ditë më parë se do të refuzoj konsultimet duke e akuzuar se ishin farsë, pasi data e zgjedhjeve është paracaktuar nga socialistët. 

Enkelejd Alibeaj dhe përfaqësuesit e PSD kërkuan datën 4 maj si ditën kur shqiptarët të zgjedhin parlamentin e ardhëm, ndërsa Lulzim Basha shkoi te Begaj si përfaqësues i një grupimi politik, atij të demokratëve euro-atlantikë. Për të nuk ka rëndësi data, por standardi i zgjedhjeve.

Kreu i shtetit ka zhvilluar takime edhe me krerët e tjerë të partive të vogla opozitare që kërkuan zgjedhje më 4 maj.