Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet e dëmtuar një shtetase në aksin Fier-Lushnjë, humb jetën në spital


Një shtetase është gjetur me dëmtime anës rrugës në aksin Fier-Lushnjë, pasditen e sotme.

Shtetasja ende e paidentifikuar nga policia u transportua me ambulancë në spitalin e Fierit por humbi jetë nga plagët që kishte marrë.

Policia thotë se po punon për identifikimin e mjetit që shkaktoi përplasjen.  

Rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një shtetase të dëmtuar, dyshohet si pasojë e një aksidenti rrugor, anës rrugës, e cila u transportua me ambulancë në spitalin rajonal të Fierit.

Shtetasja ende e paidentifikuar si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetases dhe të automjetit që ka shkaktuar përplasjen me pasojë vdekjen e shtetases ende të paidentifikuar”, njoftoi Policia.