Protesta e zhvilluar nga prindër dhe aktivistë përpara Ministrisë së Arsimit, për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani është mbyllur për mbrëmjen e sotme.
Në protestë kanë qenë të pranishëm edhe babai i viktimës, tezja dhe gjyshi i viktimës. Në protestë ka folur gjyshi i cili tha se do kërkojnë drejtësi deri në fund për Martinin.
Protestuesit thanë ndër të tjera kërkuan plotësimin e kërkesave të tyre deri të mërkurën, në të kundërt kërcënuan se do të bojkotohet mësimi në mbarë shkollat e vendit.
Qytetarët protestues kërkojnë ndër të tjera më tepër punonjës socialë në shkolla, më shumë oficerë policie, më tepër siguri etj.