Ministria e Drejtësisë certifikon 97 studentë të Klinikave të Ligjit, të cilët përfunduan praktikën e tyre me sukses, e cila u zhvillua pranë Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas në këtë dikaster.
Lajmin e ka bërë me dije vetë mkinistri i Drejtësisë, Ulsi Manja, me një postim në rrjetin social “Facebook, ditën e sotme (25 Nëntor).
Kreu i dikasterit thekson ndër të tjera se studentët janë pajisur me aftësi në “analizat ligjore, kërkimin juridik, komunikim, etikë, edukim dhe praktikë ligjore”.
Manja shton se qëllimi është “rritja e aksesit në drejtësi dhe përgatitja e një brezi të ri profesionistësh”.
Postimi i ministrit Ulsi Manja:
“Certifikuam sot 97 studentë të Klinikave të Ligjit, të cilët përfunduan me sukses praktikën pranë Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas. Praktikat i pajisën këta studentë me aftësi të rëndësishme si analiza ligjore, kërkimi juridik, komunikimi profesional dhe etika, duke forcuar lidhjen mes edukimit dhe praktikës ligjore. Angazhimi i tyre kontribuon në rritjen e aksesit në drejtësi për qytetarët dhe në përgatitjen e një brezi të ri profesionistësh të drejtësisë!”