Një tjetër protestë qytetare po zhvillohet ditën e sotme para godinës së Ministrisë së pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në mes të Tiranës, ku nxënësi 14-vjeçar, Martin Cani, u qëllua për vdekje nga një bashkëmoshatar i tij.
Rreth orës 17:00, prindër dhe fëmijë, qytetarë të ndryshëm, të organizuar përmes rrjeteve sociale, kanë nisur protestën, para godinës së Ministrisë së Arsimit, në rrugën e Durrësit.
“Institucionet e papërgjegjshme vrasin” është pankarta kryesore që është vendosur në kangjellat e Ministrisë së Arsimit, ndërsa me bojë të kuqe është kruar “jeta është e shenjtë”.
Gjithashtu fëmijët kanë lënë gjurmët e duarve me bojë të kuqe, një shenjë që simbolizon “Mjaft”.
Qytetarët kërkojnë një rritje për arsimin nga 600 mln në 800 mln, ndërsa kërkohet që në çdo shkollë të ketë psikolog dhe bazë mbështetëse.
Protesta vjen disa ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi pak metra nga shkolla “Fan Noli”, ku një prej nxënësve të kësaj shkolle u sulmua me thikë nga një tjetër nxënës.
Qytetarët kanë paralajmëruar se nëse nuk plotësohen kërkesat që kanë paraqitur, do të ketë një përshkallëzim të protestës, duke bojkotuar mësimin në të gjithë vendin.
Një prej qytetarëve pjesëmarrës në protestë, tha se nuk ka fëmijë të vegjël, por ngjarja e ndodhur nuk mund të kalohet pa përgjegjës.
Qytetari tha se ministrja e Arsimit duhet të dorëhiqet. Ndërsa një tjetër pjesëmarrës në protestë tha se duhet të ketë llogaridhënie.