Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet gjyqi për Berishën dhe Malltezin, Gjokutaj: Strasburgu e ka kaluar në fazën e debatit çështjen


Seanca paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të pandehurit e tjerë, të akuzuar për aferën korruptive të dosjes së kompleksit “Partizani” u shty për në datën 16 dhjetor ora 11:00.

Avokati Genc Gjokutaj: Seanca është shtyrë për në datën 16 dhjetor. Doja të bëja me dije se jemi njoftuar se gjykata e Strasburgut, ka kaluar në fazën e debatit çështjen e Berishës, e ka cilësuar çështje prioritare dhe i ka drejtuar pyetje shtetit shqiptar për veprimet gjyqësore.

Janë të gjitha ankimet që kemi bërë, masat, antikushtetuesmëria, mungesa e proporcionalitetit, ndërprerja e aktivitetet të tij si kreu i opozitës apo si deputet. Strasburgu ka ecur me një shpejtësi. Shkresa i ka ardhur shtetit shqiptar, më pas do merret një vendim.

Vendimi për kalimin ose jo për gjykim të dosjes së privatizimit të ish kompleksit ‘Partizani’ me të akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin dhe 3 të tjerë, do të shqyrtohet sot nga gjyqtarja Flojera Davidhi.