SPAK ka lëshuar diten e sotme dy urdhërarreste pë gazetarin e kronikës së zezë Elton Qyno dhe gazetarin Artan Hoxha, shkruan Vox.al.
Për gazetarin Artan Hoxha është kërkuar masa “arrest në shtëpi” ndërsa gazetari Elton Qyno është vendosur masa “detyrim paraqitje”.
Ky operacion i SPAK është drejtuar nga prokurori Vladimir Mara.
Një muaj më parë gazetari Elton Qyno çoi në GJykatën Kushtetuese SPAK-un për veprimet ndaj tij. Atij iu kthye vetëm celulari i të birit pasi agjentët e BKH-së mësynë në shtëpinë e tij.
Ai deklaronte asokohe se SPAK e ndaloi padrejtësisht për 12 orë. Gazetari Elton Qyno u mor në pyetje nga SPAK në dhjetor 2023 si dhe iu ushtrua kontroll në banesë nga agjentët e BKH-së lidhur me procedim penal për shkelje të sekretit hetimor.