Vendosni fjalën kyçe....

Baçi thirrje policisë: Mos na provokoni. Blushi: Kanë marrë urdhër për të na dhunuar


Tedi Blushi i Partisë së Lirisë i është bashkuar protestës së PD në sheshin Willson.

Në një prononcim për mediat, Blushi tha se nuk ka kthim nga beteja për të çmontuar regjimin kriminal. Blushi thotë se policia ka marrë urdhër për të dhunuar opozitën e qytetarët.

Prononcimit iu bashkua edhe deputeti i PD, Luan Baçi, i cili i bën thirrje policisë të mos provokojnë qytetarët.

“Proda e ministri të tërheqin policët, mos të provokojnë qytetarët e deputetë. S’ka kthim pas kjo punë derisa qytetarët të largohen vetë. Ne këtu jemi, autoboti të bëjë punë e vet“, tha Baçi.

“Deputetë po dhunohen, gazetarët po dhunohen, ishte një grua shtazën aty që po dhunohej, kanë marrë urdhër për të dhunuar opozitën, ta harrojnë se do ikim nga ky shesh. Betejë pa kthim deri në çmontimin e këtij regjimin kriminal, që dhunon gra shtatzënë, të moshuar e gazetarë. Nuk shkojnë të kapin autorët e masakrës të Shkodrës, e bandat në Elbasan”, tha Blushi.