Bayern Munich e ka fituar Ligën e Kampionëve ndaj Paris Saint-Germain.
Bavarezët në “Allianz Arena” shënuan fitore me rezultat minimal 1:0
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 38-të, kur Kim Min-Jae realizoi me kokë pas një tollovie në zonën e parisienëve.
Goditja përfundimtare për PSG-në erdhi në minutën e 57-të kur Dembele e mori edhe kartonin e dytë të verdhë, duke u përjashtuar nga ndeshja.
Me këtë fitore, Bayern Munich shkon në kuotën e nëntë pikëve në vendin e 10-të në tabelë.
Në anën tjetër, PSG bie në vendin e 26-të me katër pikë nga pesë ndeshje.