Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Mosbindja e sotme civile triumf i vërtetë, lemerisi narkoregjimin e Edi Ramës


Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka quajtur triumf të vërtetë mosbindjen e sotme civile.

Berisha duke shpërndarë foto nga protesta e sotme falënderoi pjesëmarrësit që sipas tij “lemerisën” regjimin e Edi Ramës.

Triumf i vërtetë!

Dhjetëra e mijëra qytetarë sonte triumfuan në mosbindje civile.

Tirana në duart e qytetarëve!

Nderim dhjetëra e mijëra opozitarëve, që me mosbindjen e tyre civile ua kthyen Tiranën qytetarëve dhe lemeritën narkoregjimin e urryer të Edi Ramës.

Mirënjohje dhe nderim të gjithë atyre që organizuan dhe morën pjesë në këtë mosbindje madhështore.

Është radha jonë!

Është radha jonë!

Është radha jonë!

Fitore!”-shkruan Berisha.