Një 80-vjeçar ka gjetur vdekjen më rrugën Shkodër-Koplik pas përplasjes nga një makinë që drejtohej nga 35-vjeçari me iniciale A.B.
Ky i fundit është banues në Podgoricë të Malit të Zi dhe është ndaluar nga policia.
Njoftimi
“Malësi e Madhe/Informacion paraprak
Rreth orës 05:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik” automjeti me drejtues shtetasin A. B., 35 vjeç, banues në Podgoricë, ka përplasur këmbësorin shtetasin Gj. G., 80 vjeç. Si pasojë 80 vjeçari, ka humbur jetën. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtjeshme proceduriale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”