Personi që ka vjedhur makinën tip “Range Rover” të përdorur në masakrën me 4 viktima në Dobraç të Shkodrës më 30 tetor është arrestuar nga policia dy javë më parë.
Megjithatë informacioni është mbajtur nga policia pas arsye hetimore, ndërsa makina ishte vjedhur në Durrës më herët dhe u dogj nga autorët menjëherë pas atentatit ku u vranë Hamza Lici, Arlind Bushati si dhe humbën jetën çifti i bashkëshortëve Bashkim e Flutura Basha, shkruan Shqiptarja.
Autori i vjedhjes së makinës është marrë disa herë në pyetje për të treguar nëse ka djeni për rrethanat e vrasjes në Dobraç, por në asnjë çast ka pranuar të japë deklarime.
Dëshmia e tij, konsiderohet kyçe për policinë e Shkodrës dhe prokurorët e SPAK që po hetojnë çështjen.
Mjeti rezultoi të ishte vjedhur dhe denoncuar nga pronarët më 17 prill të këtij viti.
Hamza Lici e Arlind Bushati humbën jetën i pari në vendngjarje dhe i dyti në spital. Bashkime e Flutura Basha u përplasën nga makina Mercedes-Benz S-Class që humbi kontrolli pasi u qëllua.
Ata po udhëtonin me një motor ndërsa Flutura Basha humbi jetën në vendin e ngjarjes ndërsa Bashkim Basha në spital pak më vonë.