AC Milan ka marrë një fitore të ngushtë, por të rëndësishme në Ligën e Kampionëve.
Kuqezinjtë fituan 2:3 në udhëtim ndaj Slovan Bratislavës në kuadër të raundit së pestë në garën më prestigjioze evropiane për klube.
Christian Pulisic kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 21-të të ndeshjes.
Vetëm tre minuta më vonë, vendasit barazuan pas një kundërsulmi me Barseghyan.
Rafael Leao e riktheu epërsinë e Milanit në minutën e 68-të, kurse pas tre minuave lojë, Abraham shënoi pas një gabimi të mbrojtjes vendase.
Krejt çfarë arritën të bënin vendasit ishte goli i ngushtimit të rezultatit në minutën e 88-të të ndeshjes.
Me këtë fitore, Milan shkon në kuotën e nëntë pikëve në vendin e 10-të përkohësisht.
Në anën tjetër, Slovan Bratislava mbetet në vendin e fundit pa pikë deri më tani.