Vendosni fjalën kyçe....

“Organizata kriminale e Suel Çelës korruptoi gjyqtaren e shefin e krimeve” – SPAK


SPAK ka dhënë hollësi lidhur me operacionin e djeshëm në Elbasan ku u dhanë 21 masa sigurie për anëtarë të grupit të Suel Çelës, ish-efektivë policie e ish-gjyqtarë.

Sipas Prokurorisë Speciale grupi i Suel Çelës kihste korruptuar funksionarë të shtetit duke i shfrytëzuar ata për informacione e support në këmbim të favoreve e përfitimeve të ndryshme materiale.

“Organizata kishte arritur të korruptonte funksionarë të policisë së shtetit (Dedan Gjoni) dhe të sistemit gjyqësor (Pajtime Fetaj) të cilët duke shfrytëzuar pozicionin e tyre zyrtar e ndihmonin organizatën me informacione, duke ofruar gjithashtu lehtësira dhe ndikime në sistemin gjyqësor në këmbim të favoreve dhe përfitimeve materiale. Organizata kriminale kishte aftësi që të ndikonte dhe të korruptonte përfaqësues të sistemit të drejtësisë me qëllim që këta të fundit të lehtësonin pozitën e drejtuesit Suel Çela. dhe anëtarëve të tjerë të organizatës në proceset penale në ngarkim të tyre. Për t’u theksuar është aftësia e organizatës që të ndikojë tek trupa gjyqësore me qëllim që të rëndohej pozita apo masa e dënimit që do te jepej në ngarkim të anëtarëve të grupit kriminal që konsideroheshin si kundërshtarë të tyre”, thuhet në njoftimin e SPAK.